Vangjush Dako është parë të vizitojë bashkë me zyrtarët e Partisë Socialiste Kishën Ortodokse në Durrës, me rastin e Krishtlindjes.
Dako ishte në krye të grupit të përbërë nga deputetët socialistë, kryetari i këshillit të Qarkut dhe prefekti. Në takim mungoi Zhyljen Varfaj, i cili është zgjedhur kryebashkiak i Durrësit pas dorëheqjes së
Valbona Sakos.
Vangjush Dako u pa në krah të kryeministrit Edi Rama, në disa raste, edhe gjatë ditëve të pas-tërmetit kur vazhdonin përpjekjet për nxjerrjen e trupave nga rrënojat e ndërtesave të shembura.
Shtuar më 25/12/2019,
ora 10:59