Dako bën deklatatën e fortë: “Edhe po të jem nën hetim, nuk do jap dorëheqjen”
Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ka deklaruar mbrëmjen e sotme se nuk do të japë dorëheqjen nëse Prokuroria ngre akuzë ndaj tij në kuadër të hetimeve për dosjen 339.

“Do vazhdoj të jem kryetar, pse do jap dorëheqjen? Akuza nuk është asnjë gjë. Nëse Gjykata të fut në burg, ti automatikisht ikën nga kryetar bashkie.

Mund ta shikoj veten edhe në ndonjë pozicion tjetër. Por nuk di zgjedhje, të vazhdoj të jem kryetar bashkie apo ndonjë gjë tjetër.

Unë përsëri do të drejtoj fushatën në të tre Bashkitë e Durrësit, Krujë, Shijak dhe Durrës dhe të garantoj që të treja janë të fituara”, deklaroi kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako. /albeu.com
Shtuar më 25/10/2018, ora 22:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori