Daily Mail: Shqipëria, ylli i Adriatikut
Pëlqej
Bregdeti shqiptar
Ylli i ri i Adriatikut, brigjet e pazbuluara të Shqiperise po hapen per turistet dhe per qytetaret Britanike qe deshirojne te blejne shtepi ne kete vend. Me kete titull hapet artikulli i sotem ne gazeten e njohur Londineze Daily Mail.
Shqiperia,- shkruhet ne kete artikull, eshte vetem pak kilometra nga Italia nepermjet gjirit te Otrantos, por gjithmone na eshte dukur sikur eshte mijera vite larg.

Çuditerisht, Shqiperia permendet ne Londer vetem kur kombetarja e saj do te zhvilloje nje ndeshje te rendesishme me kombetaren tone. Ne fak, Shqiperia u permend edhe para disa javesh pas vdekjes se komedianit Britanik Norman Wisdom, por vetem kaq shkruan gazetarja Angleze ne Daily Mail. Sipas kesaj gazete, ky komb ballkanik i ka fshehur botes disa sekrete, sic jane brigjet e bukura te Adriatikut dhe Jonit dhe peisazhin e mrekullueshem te maleve. Tani Shqiperia eshte e hapur per investimet e huaja dhe Ministria e Turizmit ne Tirane njofton per shtim te numrit te turisteve te huaj.

Edhe linjat britanike te fluturimeve opereojne ne menyre te rregull drejt kryeqytetit Shqiptar, udhetim qe rreth tre ore, ndersa edhe aeroporti Shqiptar eshte bere modern. Tirana gjithashtu ka nje sere universitetesh dhe akademish qe i japin kesaj popullate dhe te rinjeve te ketij vendi nje ndjesi gjalleruese. Ekziston gjithashtu edhe nje projekt per liqenin e tiranes ku artiktet e huaj me qender ne Rotterdam planifikojne te krijojne disa zona te reja me parqe vila, pishina dhe fusha loje.

Pergjate gjithe brigjeve te detit Shqiptar qytetaret Britanike mund te blejne nje shtepi per te kaluar pushimet madje duke perfshire edhe Durresin qe eshte vetem 35 minuta larg aeroportit te Tiranes. Me tej ne kete artikull te Daily Mail behet nje pershkrim edhe i qyteteve te tjera te Shqiperise si ai i Sarandes, ku ndodhen rrenojat e Butrintit, i cili mbrohet nga UNESCO.
Shtuar më 26/11/2010, ora 15:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori