Ngjela hedh akuzën e fortë: Berisha, Basha dhe Meta janë përgjuar duke prishur reformën

Në draftin e tij përfundimtar, Komisioni i Venecias i dha të drejtë Presidentit Meta në lidhje me qëndrimin që ai mbajti për emërimin e anëtarve të gjykatës kushtetuese.

Por për avokatin Spartak Ngjela, Venecia nuk do të ndryshojë fatin politik të Metës për tu shkarkuar nga detyra.

“Këto janë shkelje të Gjykatës Kushtetuese. Le të thotë çfarë të dojë “Venecia”, ai ka shkelur kushtetutën. Për mendimin tim do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese për tu pushuar si President dhe do të shpëtojë Shqipëria.

Nuk merrem fare unë me ata (Komisionin e Venecias), Presidenti ka shkelur dy herë kushtetutën, me shkelje të kushtetutës shkon nën akuzë për pushim, pushimin e ka Gjykata Kushtetuese dhe vetëm kjo gjykatë e arsyeton nëse është shkelje e rëndë apo nuk është shkelje e rëndë”, thekson Ngjela.

Sipas avokatit të njohur, pavarësisht rezistencës që ka në vend për të penguar ngritjen e Gjykatën Kushtetuese, me ndikimin e ndërkombëtarëve institucioni më i lartë i drejtësisë në vend do të jetë funksional së shpejti.


Shtuar 30.05.2020 15:32