Dafina Zeqiri nuk mund të zgjohej më bukur, reperi i famshëm mban veshur portretin e saj (FOTO LAJM)
Bota është sa e madhe, aq edhe e vogël!
E dini që reperi i famshëm amerikan Diddy është shfaqur në një video në llogarinë e tij në
Instagram me një bluzë të
Dafina Zeqirit, e cila ka gjithashtu portretin e saj në shpinë.
Ai ishte duke shijuar ditën me familjen e tij dhe shfaqet me fëmijët pranë pianos, mirëpo kujt mund t’i shpëtonte bluza e divës shqiptare?
Vetë
Dafina e ka vënë re këtë detaj dhe sigurisht që s’e ka mbajtur dot vendi nga gëzimi. Ajo ka ripostuar videon e reperit në
Instagram dhe nuk e dimë nëse kanë mundur ose jo të komunikojnë së bashku.
“Cfarë e hëne! Diddy i veshur me një prej bluzave të mia “King”- shkruan
Dafina krahas postimit.
Vetëm fillimi i vitit 2021! Ja ku po ia nisim”- shkruan partneri i Dafinës, Dj Geek, i cili është mbështetja e saj më e madhe.
Meqë ra fjala,
vetëm pak ditë më parë
Dafina dhe Geek konfirmuan rikthimin e tyre në mënyrën më të bukur.
Këngëtarja ndau në llogarinë e saj në
Instagram foto në dëborë me partnerin, ku shfaqej gjithashtu duke e puthur në buzë.
Shtuar më 18/01/2021,
ora 12:59