Kryeministri i Serbisë,
Ivica Daçiç ka deklaruar se të shtunën, më 19 tetor, mund të vizitojë Kosovën. "Nuk e di ende, duhet të shkoja të shtunën”, u ka thënë Daçiç gazetarëve në Beograd. Javë më parë, Qeveria e Kosovës, mori vendim që t’u ndalonte hyrjen në Kosovë, zyrtarëve të Serbisë, gjatë kohës së fushatës parazgjedhore, por disa ditë më vonë, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit të tij me homologun serb,
Ivica Dacic, ndryshoi vendimin duke pohuar se ata do të mund të vizitojnë Kosovës por jo të bëhen pjesë e fushatës. /albeu.com/
Shtuar më 15/10/2013,
ora 12:14