BKH kontroll në banesën e babait të ish-partneres, reagon Ahmetaj: Raprezalja e rradhës në familjen time, nga mosha 82 vjeç e poshtë

Arben Ahmetaj ka reaguar sot pas kontrolleve që BKH bëri në banesën e babait të ish-partneres së tij. Nëpërmjet një postimi në Facebook, nga arratia, Ahmetaj shkruan se sot u bë raprezalja e rradhës në familjen e tij, nga mosha 82 vjeç e poshtë.

Ai thotë se pleqve iu janë marrë celularët, në kërkim të provave për inceneratorët.  Ndërkohe disa lajmeve që kanë qarkulluar për transferta prej 1.8 milionë Eurosh, ish-zv/Kryeministri i konsideron imagjinare dhe lajme të rreme.

Në kuadër të hetimeve që po kryhen ndaj ish-zvkryeminsitrit Arben Ahmetaj, Gjykata e Posaçme ka firmosur këtë të martë  sekuestrimin e pronave të ish-ministrit Arben Ahmetaj.

Bëhet fjalë për 4 apartamente të Arben Ahmetajt që sipas SPAK janë shtitur në mënyrë fiktive. Sipas SPAK 4 banesat janë përfituar në mënyrë të paligjshme nga ish-ministri.

Kujtojmë se Arben Ahmetaj  i fundit ndodhet jashtë vendit, ndërsa tashmë i është hequr imuniteti si deputet, pas kërkesës së SPAK për ta arrestuar.

Prokuroria e Posaçme i kërkoi Kuvendit të hapë rrugën për arrestimin dhe kontrollin e banesës së ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, të cilin po e heton për tre akuza, më e rënda ajo për korrupsion.

Në dosjen voluminoze prej 320 faqesh krahas Ahmetajt rezultojnë të përfshirë për aferën e inceneratorëve edhe persona të tjerë, ndaj SPAK i kërkoi Kuvendit që seancat e Këshillit të Mandateve të mbaheshin pa praninë e medias./albeu.com/


Shtuar 18.07.2023 13:38