Çudia në Kosovë, dy javë pas vdekjes futet në listën e të shëruarve
Një 60 vjeçar nga Rahoveci, i cili ishte pacient i dializës në Spitalin e Prizrenit, ku pati shumë të infektuar kishte bërë një test për Covid-19 një ditë para vdekjes.

Dy ditë më vonë, kur ai kishte ndërruar jetë doli se ishte pozitiv me koronavirus.

Por çudia nuk mbaron me kaq.

Dy javë më vonë, komunës ku banonte i ndjeri iu dërgua edhe emri i tij si i shëruar, bashkë me emrat e qytetarëve tjerë rahovecas.
Shtuar më 11/07/2020, ora 22:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori