Çudia në burgun e Shënkollit, të dënuarve iu gjendet kazan e bërsi rrushi
Një ngjarje e ♪5uditshme ka ndodhur në burgun e Shënkollit në Lezhë.

Pas urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Arben Çuko, ka nisur kontrolle edhe në IEVP-në e Shënkollit.

Mësohet se në burgun e Lezhës, të dënuarit po përgatiteshin të nxirrnin raki. Atyre u janë gjetur 10 kg bërsi rrushi që do përdoreshin për të nxjerrë raki. Në burgun e Shënkollit u gjetën edhe pjesë kazani ku do të nxirrej rakia.

Po kështu nga kontrolli policia e burgut ka arritur të gjejë dhe sekuestrojë edhe 11 celularë dhe një kartë telelefoni.
Shtuar më 05/09/2017, ora 11:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori