Çudia e radhës: Gjinushi konkurron për Partinë Socialdemokrate (FOTO LAJM)

Pas shpalljes së listës nga KQZ për shortin e zgjedhjeve, ccudia e rradhës qëndron pikërisht në kërkesën e Skënder Gjinushit me numrin 28 që përfaqëson Partinë Social Demokrate.

Një precedent i tillë do të çudiste këdo në botë, por sa i takon procesit zgjedhor në Shqipëri është vetëm çudia e radhës. 24 orë përpara se PS të nis fushatën zgjedhjeve i shtohet edhe kryetari i Akademisë së Shkencave.

Ndonëse përpara se të merrte votëbesimin e anëtarëve të Akademisë së Shkencave, Gjinushi deklaroi se kishte dhënë dorëheqjen nga funksionet e tij në parti, në fletën e votimit subjekti politik PSD njeh atë për kryetar.

Shtuar më 30/05/2019, ora 20:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori