E FUNDIT/ Bien ndjeshëm rastet e reja, 19 viktima në 24 orët e fundit
Çuçi jep detaje për aplikimin online për pasaportë biometrike dhe saktësimin e adresave
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka sqaruar detaje të reja lidhur me ndryshimet dhe thjeshtësimin e procedurave për ri-aplikim për pasaportë biometrike si edhe saktësimin e adresave si pasojë e projektit të popullimit.

Çuçi ka bërë me dije se të gjithë qytetarët që kanë nevojë për një pasaportë të re tashmë e kanë më të lehtë procedurën e aplikimit, pasi formularin paraprak mund ta bëjnë online.

“Aplikimi për pasaportë mund të bëhet online pa pasur nevojë që të vijë në polici. Mjafto që të nxirret dhe të plotësohet formulari i identifikimit që më parë duhej të shkohej në polici, dhe pastaj pasi merr përgjigje merr dhe datën për kuponin dhe më pas në orën e caktuar nga shërbimi për të marrë pasaportën e re secili mund të paraqitet pranë gjendjes civile. Ndërsa nëse është për rinovim pasaporte nuk është e nevojshme të shkohet më në polici por të shkojë direkt në gjendjen civile. Nuk ka më sorollatje, qytetari tashmë vetëm komunikon online dhe paraqitet vetëm kur të bëjë aplikimin me foto dhe vendosjes e shenjës së gishtit”, ka thënë Çuçi.

Gjithashtu ai ka bërë me dije se nuk do të ketë gjobë për ata që e kalojnë afatin 30 ditorë të deklarimit të ndryshimt të vendbanimeve.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të përfitojnë nga kjo lehtësi dhe të bëjnë deklarimin e vendbanimeve, teksa nuk ka thënë asgjë se kur do të kthehet sërish gjoba.

“Kemi vendosur ta heqim për një kohë të caktuar, që ti lëmë hapësirë njerëzve që pa i ngarkuar financiarisht, pa gjobë ta bëjnë ndryshimin e vendbanimit. Dua i bëj thirrje gjithë shqiptarëve që tani nuk aplikohet gjobë nëse ka kaluar afati 30 ditor i deklarimit të ndryshimit të vendbanimit.

Të përfitojnë nga kjo lehtësi ta bëjnë sa më shpejt këtë deklarim, mund të shkoni në zyrat e gjendjes civile ta bëni këtë ndryshim pa u penalizuar”, ka thënë ministri.
Shtuar më 28/01/2021, ora 10:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori