Ç'po ndodh në ministrinë e Brendshme, Lleshaj nguron të firmosë dorëheqjen e Ndrecas
Sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Brendshme Plarent Ndreca ka dhënë dorëheqjen, teksa kjo shkresë vijon të mbhet "peng" nga ministri Sandër Lleshaj i cili nuk e ka firmosur ende.

Përplasjet mes Ndrecajt dhe Lleshajt kanë nisur për disa tendera që janë lëvruar në këtë institucion, e veçanërisht pas atij për kapelet e punonjësve të policisë, ku vetëm një e tillë kushtonte 350 euro.

Mësohet se për momentin funksioni i Ndrecajt po kryhet nga Helena Pici, edhe pse kjo është një lëvizje që ende nuk ka marrë konfirmim zyrtar.

Kujtojmë se mëngjesin e të premtes dha dorëheqjen, edhe nëndrejtori i policisë së Tiranës, Arsen Sinomati, me pretendimin e arsyeve personale. Burimet thanë për Faxëeb.al se dorëheqja e tij lidhet me faktin se brenda ditësh ai do të dilte përpara Komisionin të Jashtëm të Vlerësimit për tiu nënshtruar procesit të Vetingut.
Shtuar më 18/09/2020, ora 11:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori