Ç'po ndodh në Burgun e Dubravës?
Nga Ervin Shkulaku/Kosovë

Një nga vendimet e Ministrit të sapoemëruar të Drejtësisë, Abelard Tahirit është edhe suspendimi nga detyra i drejtoreshës së Burgut të Dubravës dhe dy gardianëve që në fakt ishin nga Prishtina.

Ministria e Drejtësisë, përmes një komunikate për media bëri të ditur se duke u bazuar në mandatin ligjor të saj, ka ndërmarrë masa të nevojshme për t’i dhënë mundësi hetimit të pavarur dhe të pandikuar në lidhje me rastin e fundit të arratisjes nga QKUK-ja, të një personi në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese të Dubravës.

E megjithatë burgu i Dubravës dhe shërbimi korrektues në tërësi mbetet një sfidë për ministrin pasi nuk zgjidhen problemet vetëm me suspendimin e një drejtoreshe.

Dubrava është e njohur për publikun pasi jo rrallë herë ndodhin ngjarje të pazakonta.

E më e fundit ka ndodhur vetëm para 4 ditësh kur 3 shtetas nga Shqipëria, dy prejt të cilëve femra kanë tentuar të fusin drogë në këtë burg por që u arrestuan nga policia e Kosovës. Por, edhe para pak kohësh dy femra, shtetase të Kosovës ishin arrestuar për të njëjtën arsye.

E kjo futja e drogës në burgun e Dubravës ka ndodhur e herë të tjera, që lë për të dëshiruar mos marrjen e masave që në gjenezë.

Gjithashtu, pas arratisjes së famshme, në fund të muajit të kaluar një i burgosur kishte tentuar të vetvritej në këtë burg por e kishin parandaluar në momentet e fundit shokët e qelisë. Madje ai për vetvrasje kishte vendosur që ta digjte gjithë pavionin me numër 2.

E nëse udhëtojmë në kohë shohim së Burgu i Dubravës ka pasur probleme si mos seleksionim i të burgosurëve, vdekje, greva të të burgosurëve etj.

Prandaj, Ministri Abelard Tahiri duhet të përballet me këtë situatë e t’i kërkojë llogari personave përgjegjës.

Gjithashtu, në përbërjen e Shërbimit Korrektues kanë ndodhur edhe punësime familjarë, që edhe kjo mbetet për tu hetuar nga Ministria e Drejtësisë./albeu.com/
Shtuar më 06/10/2017, ora 09:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori