Koronavirusi po merr me mijëra jetë, por në anën tjetër po lindin qindra të tjerë.
Një rast i çuditshëm është ai i një çifti në Indi, të cilët kanë vendosur që binjakët e tyre të porsalindur t’i quajnë
Covid dhe
Corona. Rasti ka bërë shumë bujë për shkak të situatës që po kalon planeti.
Prindërit thanë se vendosën të zgjedhin këto emra si një kujtesë për vështirësitë që po kalojmë në këtë kohë.
Mamaja tha në një intervistë se ishte lindje e vështirë. “Virusi është i rrezikshëm, por kjo pandemi ka bërë që njerëzit të fokusohen te higjiena dhe të tjera zakone të mira. Prandaj menduam për këto emra”, tha ajo.
Stafi i spitalit nisi të thërriste fëmijët
Corona dhe
Covid pasi lindën dhe kjo i ndihmoi
prindërit të merrnin edhe vendimin.
Sidoqoftë, çifti gjithashtu deklaroi se mund të ndryshojnë vendimin e tyre më vonë.
Shtuar më 03/04/2020,
ora 13:39