COVID-19 nuk pyet, fëmija dy muajsh në kujdes spitalor
Tre humbje jete, 90 raste të reja dhe 33 të shëruar- ky është bilanci i koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.

Në komunikatën e përditshme për shtyp, ndër të tjera, Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik zbuloi se po merr trajtim spitalor edhe një fëmijë dy muajsh, i prekur nga Covid-19.

Foshnja ndodhet nën kujdes nga stafi i pediatrisë infektive, në gjendje të stabilizuar bashkë me nënën.

Sot u shënuan edhe tre viktima.

Shtuar më 03/07/2020, ora 10:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori