COVID-19 me hapa të ngadaltë edhe sot, si po shërohet Italia
Italia duket se ka nisur që të shërohet me ngadalë.

Përhapja e koronavirusit është ngadalësuar edhe në Lobardi, rajon i cili u godit më së shumti nga COVID-19 në Itali.

Sipas të dhënave të fundit, në Itali sot humbën jetë 75 persona nga virusi vdekjeprurës, ndërsa në Lombardi u shënuan 10 viktima.

Po ashtu u regjistruan edhe 355 raste të reja infektimesh, ku 210 prej tyre ishin në Lombardi.

Në total në Itali janë 233.019 persona që u infektuan me koronavirusin, ndërsa numri i viktimave ka shkuat më 33.415.

Shtuar më 31/05/2020, ora 18:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori