COVID-19 infekton edhe vendin e fundit të paprekur të planetit
Koronavirusi ka infektuar një bazë kërkimore kiliane në Antarktidë, që do të thotë që sëmundja tani është përhapur në çdo kontinent. Tridhjetë e gjashtë persona në bazën "Bernardo O'Higgins Riquelme" dolën pozitive për Covid-19 të hënën.

Shpërthimi i infeksioneve besohet se nisi gjatë dorëzimit të furnizimeve nga anija Detare Sargento Aldea e cila mbërriti nga Kili në 27 Nëntor.

Kur anija u kthye në portin e Talcahuano tre javë më vonë, disa anëtarë të ekuipazhit dolën pozitivë për Covid.

Deri të hënën, Antarktida kishte qenë këndi i vetëm i planetit i paprekur nga virusi vdekjeprurës.

I gjithë trafiku turistik në kontinentin e akullt në Polin e Jugut është anuluar gjatë gjithë pandemisë dhe të gjitha kontaktet midis afërsisht 70 bazave janë të ndaluara.

Shtuar më 22/12/2020, ora 10:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori