Abuzonte me të miturit, policia shpall në kërkim pedofilin Pal

Ditën e djeshme, emisioni “Piranjat” denoncoi pedofilin Pal.

Ky i fundit ishte denoncuar në redaksinë e emisionit investigativ nga banorët e një pallati ku punonte si roje. Ai ishte kapur në video duke kryer marrëdhënie homoseksuale në kabinën e tij, në mes të ditës me një të mitur.

Policia njofton ditën e sotme se e ka shpallur në kërkim 63-vjeçarin dhe po punon për arrestimin e tij.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me një video të postuar mbrëmjen e djeshme në emisionin investigativ “Piranjat”, për një shtetas që dyshohet se ngacmon seksualisht shtetas të mitur si dhe që kishte abuzuar seksualisht me një prej tyre, ju sqarojmë se:

Më datë 08.08.2023, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në ngarkim të shtetasit P. M., 63 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Në vijim të veprimeve është bërë shpallja në kërkim e shtetasit P. M., dhe po punohet për kapjen e tij.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm./Albeu.com./ 


Shtuar 16.09.2023 12:32