COVID-19 vazhdon të marrë jetë në Shqipëri dhe në të gjithë botën.
Ditën e sotme,
Irena Bogdani, pedagoge në Universitetin e
Tiranës ka humbur
jetën">
jetën si pasojë e këtij virusi.
Ka qenë Universiteti i
Tiranës që me një postim ka zbuluar lajmin e hidhur.
Postimi
Me hidhërim të thellë mësuam ndarjen nga jeta në mënyrë të beftë kolegia jonë e shtrenjtë, Prof. Asoc.
Irena Bogdani.
Ashtu siç jetoi dhe punoi me fisnikëri, urtësi dhe thjeshtësi, ashtu edhe u nda nga kjo jetë pa përzier askënd në vuajtjen e saj. Në këto ditë të trishta për të gjithë ata që e deshën, e vlerësuan dhe mësuan prej saj, ne duam t’iu shprehim ngushëllimet me të sinqerta familjarëve, miqve, kolegëve e studentëve të profesoreshë Irenës, si dhe të kujtojmë e nderojmë
jetën">
jetën e saj, arritjet, punën, këmbënguljen e pafjalë dhe drejtësinë e pashoqe që e karakterizonte.
Kolegët, studentët dhe miqtë e saj do ta kujtojnë gjithmonë si profesioniste të shkëlqyer, bashkëpunëtore korrekte, model qytatarie në marrëdhëniet njerëzore.
Dritë pastë shpirti i saj!
Shtuar më 17/11/2020,
ora 13:28