Drejt Lezhës! Demokratët e surprizojnë në mes të rrugës, Berisha del dhe i takon një më një (VIDEO)

Kryeminsitri Sali Berisha është nisur drejt qytetit të Lezhës aty ku do të mbajë foltoren e radhës së tij kundër kryetarit të PD Lulzim Basha.

Gjatë rrugës, Berisha është surprizuar nga mbështetësit e tij në Mamurras të cilët kanë dalë me flamuj të PD në dorë për të përshëndetur ardhjen e tij në këtë qytet.

“Drejt Lezhes nje takim superentuziast me demokratet e Mahmurrasit. sb…”- shkruan Berisha në Facebook, duke bashkëngjitur videon me pamjet nga Mamurrasi.

Berisha është drejt finalizimit të takimeve në turin “Foltorja” i nisur pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i PD.

Më herët Berisha ishte në Kavajë, ku edhe shpalli zyrtarisht ambicien për të drejtuar PD. /albeu.com/


Shtuar 29.10.2021 17:09