Conte firmos dekretin, nesër hyn në fuqi mbyllja e pjesshme në Itali
Kryeministri Giuseppse Conte nënshkroi dekretin e ri me masat kufizuese, që do të hy në fuqi nga nesër, me qëllimin për të frenuar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.

Dekreti i ri parashikon mbylljen e bareve dhe restoranteve në orën 18:00, por ndryshe sa ishte thënë dje, ato do të qëndrojnë të hapur ditën e diel dhe gjatë festave.

Qendrat tregtare do të qëndrojnë të hapura gjatë fundjavës.

Pishinat dhe palestra

Aktivitetet e palestrave, pishinave, qendrave të notit, llixhat janë pezulluar, me përjashtim të atyre me kujdes të detyrueshëm shëndetësor ose që kryejnë ofrimin e shërbimeve thelbësore të ndihmës. Aktivitetet themelore sportive dhe fizike të kryera përgjithësisht në ambiente të hapura në qendra dhe klube sportive publike dhe private, lejohen në përputhje me rregullat e distancës shoqërore.

Lojërat, kinemat, teatrot

Aktivitetet e lojërave argëtuese, dhomave të basteve, sallave të bingos dhe kazinove janë pezulluar; Shfaqjet e hapura për publikun në sallat teatrore, sallat e koncerteve, kinematë dhe në hapësira të tjera, madje edhe jashtë, janë pezulluar.

Dyqanet

Aktivitetet tregtare me pakicë do kryhen me kusht që të sigurohet, distanca ndërpersonale të paktën një metër, hyrja e klientëve me radhë dhe të parandalohet qëndrimi brenda më shumë se koha e nevojshme për blerjen e mallrave.

Baret dhe restorantet

Aktivitetet e shërbimeve të hotelerisë, përfshirë baret, pubet, restorantet, e pastiçeritë, lejohen nga ora 5 e mëngjesit deri në ora 6 pasdite; konsumi në tryezë lejohet për një maksimum prej katër personash në tryezë, përveç nëse ata jetojnë të gjithë së bashku; pas orës 18 është e ndaluar të konsumohen ushqime dhe pije në vende publike dhe të hapura për publikun; shërbimi shpërndarjes do të lejohet në përputhje me rregullat higjienike dhe shëndetësore si për aktivitetet e paketimit dhe transportit.

Shtuar më 25/10/2020, ora 11:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori