Çohu, çohu shpejt! Prela nuk i përgjigjet gazetarëve për Dakon, veprimi i çuditshëm i prokurorit
Çohu, çohu shpejt! Ky ishte reagimi i njërit prej prokurorëve të dosjes 339 ndaj Donika Prelës, ndërkohë që gazetarët po e pyesnin gjatë konferencës për shtyp nëse pjesë e hetimi ishte apo jo Vangjush Dako.

Prokurori Prençi në krah të Prelës i tha shefes së tij që të çohej shpejt duke mos iu përgjigjur interesit të gazetarëve për Dakon dhe dosjen 339 me qëllim mos dhënien e informacioneve të tjera përveç atyre që Prela kishte shkruar dhe lexoi para mediave.

Në fjalën e tij Prela tha se deri më tani nuk kanë patur mundësi që të transkriptojnë të gjitha CD e përgjimeve duke shtuar se kur janë kryer përgjimet që dolën në media ndaj Avdylajve, ndaj tyre nuk kishte hetim për çështje votash, por vetëm për trafik të lendëve narkotike, përcjell Albeu.com.

Prela tha se në vitin 2017 dosjen e kishte prokurori Anton Martini dhe më pas atë e ka marrë Besim Hajdarmataj. Gjatë kësaj periudhe janë hapur hetime për një numër të madh personash, tashmë për trafik droge, organizatë kriminale si edhe krime në zgjedhje.

Pas largimit të prokurorit Hajdarmataj, dosjen e merr në shtator prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Preçi. Ky i fundit ka patur edhe përgjime të tjera për çështje të tjera dhe janë bashkuar. Në këtë moment janë regjistruar 40 persona në ndjekje.

Janë 624 CD dhe 115 DVD me përgjime, ku pjesa dërrmuese e tyre nuk janë dëgjuar ende. /albeu.com/
Shtuar më 07/06/2019, ora 16:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori