I dënuar për trafik droge, shqiptari lë drejtësinë britanike me “gisht në gojë”

Një shtetas shqiptar ka arritur t’i arratiset drejtësisë britanike.

Sipas burimeve, mësohet se bëhet fjalë për Elis Ballën, 30-vjeç, i cili ka mundur që t’ia mbath teksa ishte në lirim me kusht, pas një dënimi që kishte marrë për trafikim droge.

Sipas autoriteteve britanike shqiptari vepron në zonën e Avon dhe Somerset. Policia ka dhënë edhe përshkrimin për çdo qytetar që mund ta shohë apo të ketë informacion për të.

Siç shfaqet edhe në fotografinë e shpërndarë nga policia, shqiptari përshkruhet me  flokë të rruar, kafe të errët dhe sytë në ngjyrë kafe./albeu.com/