CNN: Shqipëria e hapur për turistët, s'ka nevojë për test COVID-19 apo karantinë
CNN i ka kushtuar një artikull vendeve të cilat mirëpresin sërish
turistët amerikanë në këtë fillim viti 2021.
E para në listë është
Shqipëria, për të cilën shkruhet se mbetet e hapur për
turistët amerikanë dhe s’ka nevojë për test ndaj COVID-19 apo karantinë. Gjithsesi shkruhet se është e pritshme ndonjë kontroll shëndetësor.
Gjithashtu CNN informon edhe për masat e vetme kufizuese që ka
Shqipëria, sicc janë maska me detyrim apo ora policore.
Shqipëria nuk është e vetme në listë, pasi në rajon janë edhe Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut apo Bosnia dhe Hercegovina.
Shtuar më 13/01/2021,
ora 10:52