CNN: Ja pse Papa zgjodhi të vizitojë Shqipërinë
Pëlqej
E dini arsyen pse Papa Françesku zgjodhi Shqipërinë për vizitën e parë në një shtet evropian. CNN ka listuar dy arsye për këtë vizitë të Atit të Shenjtë në Tiranë. E para është vuajtja e popullit shqiptar, të të gjitha besimeve, gjatë diktaturës së komunizmit. Sipas analistes së CNN për Vatikanin, Delia Gallagher për shkak të vuajtjeve të mëdha të shqiptarëve të tri besimeve, vrasjes së klerik të krishterë dhe myslimanë dhe shkatërrimit të objekteve të kultit gjatë gati 50 viteve të komunizmit, janë arsyeja e parë pse Ati i Shenjtë e zgjodhi Shqipërinë.

Bashkekzistenca paqësore e tri grupeve fetare është një nga mesazhet kryesore të Papa Françeskut gjatë vizitës në Tiranë dhe arsyeja e dytë pse lideri i Kishës Katolike e zgjodhi Shqipërinë për vizitën e parë në Evropë.

Shqipëria për gati 50 vjet e kishte të shkruar në Kushtetutë se feja nuk lejohej, ndërsa xhamitë dhe kishat që nuk u shkatërruan, u shndërruan në kinema apo muze.

Zgjedhja e Shqipërisë ishte një befasi, pasi shumëkush ka pritur që Papa Françesku të zgjedhë Gjermaninë apo Francën për vizitën e parë në Evropë.

Shtuar më 21/09/2014, ora 15:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori