Ç'njerëzore, lushnjari var gruan me litar dhe arratiset
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditën e sotme në qytetin e Lushnjes.

Një burrë ka tentuar të mbysë me litar gruan e tij. Pas ngjarjes së rëndë, policia ka arrestuar Feçor Biçaku, 56 vjeç banues në Lushnje.

Ai ka tentuar që të mbysë gruan e tij F. B., 52 vjeçe, por është kapur në kohë nga personat e tjerë të cilët kanë njoftuar policinë e cila e ka arrestuar 56-vjeçarin.

Aktualisht kjo shtetase ndodhet e shtruar në spital në Tiranë në gjendje të rëndë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë për Krime të Rënda Tìranë, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare ” e mbetur në tentativë, parashikuar nga Nenet 79/c dhe 22 të Kodit Penal. /albeu.com/


Shtuar më 05/07/2017, ora 12:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori