Çnjerëzore/ Cigare në trup e goditje në kokë, del ekspertiza ligjore e Xhisielës
Kanë dalë zyrtarisht ekspertiza mjeko-ligjore për rastin e vajzës Xhisiela Maloku e cila denoncoi djalin e deputetit të PS për dhunë fizike dhe kërcënime me jetë.

Sipas ekspertizës, Xhisiela Maloku rezulton të jetë dhunuar me mjete të forta dhe ka shenja të djegies me cigare.

Raporti i ekspertëve të Mjekësisë ligjore, mbështet pretendimet e 25-vjecares, e cila me 21 korrik të këtij viti denoncoi për dhunë ish të dashurin e saj Rexhep Rraja, djalin e deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja.

"Dërrmishtja në shpatullën e djathtë dhe ekimozat në pulpën dhe kërcirin e majtë, janë shkaktuar me mjet mbretës. Dërrmishjet e vërejtura në kofshën e djathtë, janë shkaktuar nga veprimi i faktorëve termikë, sic mund të jetë edhe cigarja.

Dëmtimet e konstatuara në trupin e 25-vjecares, sipas ekspertëve të mjekësisë ligjore, hyjnë në kategorinë e dëmtimeve të cilat sjellin si pasojë humbjen e aftësisë së përkohshme për punën në masën prej 9 ditësh." /albeu.com/




Shtuar më 28/09/2018, ora 15:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori