Çmenduria e fundit nga Beogradi: Skënderbeu serb, na e vodhën arnautët
Propaganda serbe është e madhe e ndërsa mediat e këtij vendi nuk ngurojnë të shkrujnë çdo çudi të mundshme në favor të tyre dhe kundër shqiptarëve. Urrejtja e serbëve ndaj shqiptarëve është e madhe, e ndërsa ata duan t’iu marrin shqiptarëve dhe heroin e tyre kombëtar.

"Kurir", një prej mediave më të mëdha në Serbi, shkruan në numrin e sotëm se Gjergj Kastriot Skënderbeu është serb, e ndërsa shqiptarët sipas tyre e kanë "vjedhur" atë duke e bërë heroin e tyre. Gazeta e Beogradit shkruan se shqiptarët janë një komb pa origjinë dhe se Gjergj Kastriot Skënderbeu është serb, e ndërsa shqiptarët sipas tyre e kanë "vjedhur" atë duke e bërë heroin e tyre.


Sipas gazetës serbe emri i tij i vërtetë tani pothuajse është harruar, por në sajë të propagandas shqiptare, e tërë bota e njeh atë.

"Skënderbeu nuk është thjesht kalorës serb, po historianët tanë hoqën dorë lehtë duke e harruar atë. Arnautët e kanë kuptuar se historia nuk mund të bazohet mbi heronj të vjedhur. Nën mbështetjen e plotë të shkollës perëndimor e të historisë, ata tani përdorin një tjetër gënjeshtër e madhe duke pretenduar se janë pasardhës të ilirëve në Ballkan", shkruan ndër të tjera "Kurir". /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2015, ora 14:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori