Bëri bujë pas festës së çmendur me miqtë e saj, kryeministrja finlandeze lirohet nga të gjitha akuzat

Kryeministrja finlandeze Sanna Marin është liruar nga të gjitha akuzat për sjelljet e pahijshme, në një video që qarkulloi në gusht ku po festonte me miqtë e saj.

Mësohet se janë paraqitur dhjetëra ankesa, duke pretenduar se sjellja e Marin minoi “reputacionin dhe sigurinë” e Finlandës. Por kancelari i drejtësisë Tuomas Poysti arriti në përfundimin se Marin nuk i kishte neglizhuar detyrat e saj si kryeministre.

Nuk kishte “asnjë arsye për të dyshuar kryeministren për sjellje të paligjshme në kryerjen e detyrave të saj ose për neglizhencë të detyrave të saj zyrtare”, tha ai pas një hetimi zyrtar.

Marin bëri një test droge “për të pastruar çdo dyshim”, pas disa komenteve të sugjeruara të dëgjuara në video që i referoheshin lëndëve narkotike. Testi doli negativ.

Në atë kohë, kryeministrja tha se videoja ishte filmuar në “ambiente private” dhe se ajo kishte kaluar “një mbrëmje me miqtë”.

Kur u pyet për videon, ajo u tha gazetarëve: “Jam njeri. Dhe gjithashtu ndonjëherë dëshiroj gëzim, dritë dhe argëtim mes këtyre reve të errëta”.

Incidenti bëri që shumë gra të dolën në mbështetje të Marin. Në Finlandë, gratë dolën në mediat sociale për të postuar video të tyre duke kërcyer në shenjë solidariteti./albeu.com


Shtuar 4.11.2022 20:19