Çmendet rrjeti, Will Smith konfirmon se Era Istrefi do të hapë Botërorin 2018

Pëlqej
Era Istrefi do të jetë këngëtarja e himnit zyrtar të KupësBotës që do të mbahet në Rusi në qershor në një duet me Will Smith dhe Nicky Jam.

Në 14 qershor e gjithë bota do të duartrokasë për zërin e këngëtares shqiptare, e cila do të performojë në krah të aktorit dhe këngëtarit amerikan Will Smith.

Ndonëse deri dje ishin thjesht zëra, sot një lajm i tillë është zyrtar. Orë më parë, ishte aktori i famshëm i cili postoi në llogarinë e tij të Instagram-it këtë foto.

Siç e shihni, mes emrave të tjerë të atyre që do performojnë atë ditë, është edhe ai i Era Istrefit.

Padyshim, një ngjarje e tillë e çon në një tjetër nivel karrierën e këngëtares , pasi këngët zyrtare të KupësBotës u japin famë të padiskutueshme këngëtarëve.
Shtuar më 22/05/2018, ora 23:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori