Nga Blushi te Grida Duma/ Lanë parlamentin për ekranin, politikanët që u “joshën” nga ofertat tunduese të televizioneve

Grida Duma lajmëroi ditën e djeshme largimin nga politika duke lënë mandatin e deputetes. Megjithëse nuk ka konfirmuar ende asgjë, thuhet se ish deputetja do të bëhet pjesë e një projekti mediatik. Megjithatë, Grida nuk është e vetmja që heq dorë nga politika për t’ju bashkuar medias.

Grida Duma

Ditën e djeshme, Grida Duma dorëzoi mandatin e deputetes dhe sipas asaj që është raportuar deri më tani, thuhet se do t’i bashkohet “Top-Channel” për të qenë drejtuese e një emisioni politik. Megjithatë, duhet theksuar se ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga ana e ish deputetes demokrate.

Luan Rama

Luan Rama është një tjetër emër i njohur që la politikën për median. Para se t’i bashkohej televizionit Ora Neës, ku drejton emisionin “Drejt”, ai ka mbajtur poste të rëndësishme në politikë si Ministër i Brendshëm, Sekretar i Përgjithshëm i LSI-së, si dhe deputet.

Erla Mëhilli

Erla Mëhilli ka qenë zëdhënësja e ish kryeministrit, Sali Berisha për një periudhë të gjatë kohe. Megjithatë, pas këtij posti, ajo vendosi të largohej nga politika duke e provuar veten në fushën e gazetarisë. Pas largimit të Ilva Tares në SHBA, emisioni “Now” në Euroneës drejtohet nga Erla.

Ben Blushi

Ben Blushi ka qenë me profesion gazetar dhe më pas i hyri politikës. Ai ishte ministër arsimi në kabinetin e qeverisë Nano dhe për vite me radhë, ishte edhe një nga deputetët më në zë të Partisë Socialiste. Pas shkëputjes nga partia socialiste, ai krijoi partinë e tij “Libra” në 2016-ën.

Pas shkrirjes së saj, Blushi iu rikthye profesionit të vjetër por këtë herë si drejtor i përgjithshëm i “Top-Channel”, ndërsa tani mban po të njëjtin post por në “Euronews Albania.”/albeu.com/