Çmendet moti, stuhia në Berat shkul gurë e pemë (FOTO LAJM)

Stuhi të forta ere dhe rrebeshe shiu kanë pushtuar pasditen e sotme qytetin e Beratit, duke rrezikuar seriozisht rrëzimin e pishave e pemëve në akset nacionale. Stuhitë e fuqishme kanë detyruar të gjitha bizneset të mbyllin qepenat për më shumë se gjyësm ore, ndërkohë që rrugët e qytetit janë mbuluar nga pluhuri, gurët dhe degët e pemëve që janë këputur nga era.

Menjëherë në rrugë kanë dalë shërbimet zjarrëfikëse për të qënë në gadishmëri për çdo situatë të mundshme që mund të krijohej. Stuhia e fortë ka lënë pa drita të gjithë qarkun e Beratit, që prej orës 18:00 të pasdites së sotme.

Burime të KESH-it, Rajoni Berat nuk japin asnjë informacion në lidhje me situatën e krijuar, duke mos konfirmuar nëse kemi të bëjmë me ndonjë defekt të shkaktuar nga era, me dëmtime të kabinave elektrike etj, ndërkohë që nuk konfirmohet as fakti se kur do të rikthehet energjia elektrike në qarkun e Beratit.
Shtuar më 10/07/2019, ora 19:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori