Çmenden mediat greke, nxjerrin veten bllof për vdekjen e Kacifas
Disa prej mediave greke vijojnë ta nxjërrin, terroristin e vrarë në Bularat si hero të tyre.

Një prej këtyre mediave është edhe “Espressoneës.gr” ku së fundmi ka shkruar një artikull, ku në fakt është shumë kontradiktor dhe bien në kundërshtim me veten.

Sipas këtij portali “Kostandinos Katçifa e kishte parashikuar vdekjen”, kjo hedh poshtë versionin e mëparshëm të mediave greke ku thuhej se Kacifas është provokuar nga policia.

Mes të tjerash, “Espressoneës.gr” shkruan: “Heroi trim e kishte parashikuar vdekjen e tij para se të ndodhte. Kohët e fundit, 35-vjeçari jetonte i vetëm në fshat, duke bërë punë të ndryshme për të jetuar. Një javë para se të jepte frymën e fundit, gruaja e thirri të shkonte në shtëpinë e saj pas festës së 28 tetorit (festa kombëtare e Greqisë) që t’i rregullonte një dollap. Sikur t’u paraprinte atyre që ndodhën, homogjeni krenar iu përgjigj: ‘Jo, do vij tani. Nuk dua të kem gjëra të pambaruara pas 28 tetorit’”.

Lëvizjet e fundit të Kacifas, pohuar edhe nga vetë grekët tregojnë qartazi, synimet e tij dhe pikpamjet terroristo-ekstremiste të frymëzuar në greqi. /albeu.com/
Shtuar më 11/11/2018, ora 08:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori