Çmendet "kryeministri", kërkon të punësojë skafist që njeh mirë kokainën
Pëlqej
Akuzat e fundit për lidhje me trafikun e drogës ndaj ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe kryeministrit Rama janë kthyer në gallatë edhe në rrjetet sociale.

Sëfundmi, është hapur një faqe me domainin "kryeministri.com" përmes së cilës kërkohet të punësohen skafistë të kategorisë së parë që njohin mirë drogërat.

I punësuari duhet të ketë eksperiencë në trafiqe dhe të njohë mirë kakainën.

Kriteret e punësimit të skafistit sipas faqes

Të jetë shtetas shqiptar dhe socialist i rilindur;
Të jetë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale.

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

a) Të zotërojnë diplomë të nivelit “Bachelor” në Gjeografi, dhe specializim “Shpella dhe Guva të Shqipërisë”.

b) Të zotërojë patentën e vlefshme për barkat me motor 40 hp e lart, mundësisht i pajisur me patentat e harruara nga ish Ministri i Brendshëm.

c) Të kenë eksperiencë pune jo më pak se 5 vite në fushën e mjeteve të shpejta lundruese, aftësi shmangie ndaj subjekteve Guardia di Finanza, DEA si dhe organizata të tjera armiqësore.

d) Përparësi përbën përvoja në administratën publike si dhe kurse intensive njohurie për florën ujore, si canabis sativa vëndase dhe Erythroxylum coca kolumbiane.

e) Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në banda në kushte të vështira në tokë dhe në det.

f) Të zotërojnë gjuhën angleze dhe variantin kolumbian të spanjishtes.

Faqja është duke shkakatuar të qeshura në rrjetet sociale nisur nga gjendja e krijuar në vend.

Link: http://www.kryeministri.com/vend-i-lire-pune-kapiten-mjetesh-lundruese-skafist-niveli-i/
Shtuar më 24/05/2018, ora 16:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori