Çmendet kavajasi, qëllon me armë zjarri punonjësit e OSHEE-së
Pëlqej
Reforma në lidhje me energjinë elektrike vazhdon akoma me intensitet por mesa duket rrugës hasen edhe pengesa.

Kështu një shtetas me inicialet Dritan K. sot ka hapur zjarr ndaj punonjësve të OSHEE të cilët kishin dalë në terren për kontrollin dhe verifikimin e abonentëve.

Fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar ndërkohë që abonenti në fjalë është ndaluar nga policia.

Informacion paraprak

Gjate ushtrimit te detyres per kontrollin dhe verifikimin ne terren te abonenteve, sot rreth ores 16.00, grupi i punes se OSHEE Drejtoria Rajonale Durres, ka hasur ne rezistencen e abonentit Dritan K., i cili perdori arme zjarri ndaj punonjesve te OSHEE, ku fatmiresisht nuk pati te lenduar. Ngjarja ndodhi ne Kavaje.
Abonenti eshte ndaluar nga policia, e cila po kryen hetimet mbi ngjarjen bazuar mbi provat, sekuestrimin e armes se zjarrit, çifte. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2018, ora 18:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori