"Çmenden" shqiptarët, 3000 euro për të parë Chris Brown-in?
Reperi i famshëm, Chris Brown ka mbërritur në Shqipëri. Që në momentin e parë që ka zbritur në aeroportin e Rinasit kanë rënë në sy masat e rrepta të sigurisë, ndërsa më pas ai është nisur drejt Tiranës, ku mësohet se është akomoduar në hotel “Plaza”.

Mësohet se reperi i famshëm do të interpretojë në qytetin e Durrësit.

Por, nëpër mediat po qarkullon lajmi se çmimet për të ndjekur reperin në fjalë janë shumë të kripura. Madje tavolina “vip”, ku të rinjtë akomodohen në zonën më të nxehtë të lokalit arrin deri në 3000">3000 mijë euro./Albeu.com/

Shtuar më 08/07/2016, ora 23:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori