Mediat serbe: Jahjaga përdhunon Serbinë në mes të Beogradit!
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë një vizite në Beograd, ka "çmendur" mediet serbe.

"Sulm i ri i shqiptarëve: Jahjaga përdhunon Serbinë në mes të Beogradit!", ka shkruar sot media serbe "Informer".

"Atifete Jahjaga në mes të Beogradit mban fjalimin se si serbët në mënyrë të organizuar kanë përdhunuar gratë shqiptare?!", shkruhet më tej.

Ish presidentja Atifete Jahjaga, ka zhvilluar një vizitë bë Beograd ku ka folur për rolin e grave, duke risjellë në vëmendje vuajtjet e grave shqiptare gjatë kohës së luftës, në kuadër të promovimit të librit "Dua të më dëgjojnë – Librin e kujtimeve me rrëfimet e grave që i kanë mbijetuar përdhunimit në luftën e fundit në Kosovë". /albeu.com/
Shtuar më 30/05/2017, ora 11:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori