Clinton-Nishanit: Koha provoi që ndërhyrja në Kosovë ishte e drejtë
Pëlqej
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani mori pjesë dje në Takimin e Dhjetë të Nismës Globale Klinton, që zhvilloi punimet në New York, nga 21-24 shtator 2014. Në sesionin plenar të mbylljes të kësaj veprimtarie të rëndësishme e të përvitshme me temë: “Riimagjinimi i ndikimit” që trajtoi, bazuar në përvojë, se si i vlerësojnë anëtarët e kësaj nisme rezultatet e përkushtimit të tyre, si i shfrytëzojnë sukseset dhe mësojnë nga dështimet për të nxitur qasjet paraprirëse që ndikojnë në krijimin e vlerave dhe në zhvillimin e botës, Presidenti Clinton përshëndeti Presidentin Nishani për praninë në këtë sesion.

Në fjalën e tij përshëndetëse Presidenti Clinton vuri në dukje gjithashtu bashkëpunimin e ngushtë me Shqipërinë gjatë Presidencës së tij, dhe theksoi, më tej, se koha ka provuar se sa i drejtë ishte vendimi amerikan për të vepruar energjikisht për të shpëtuar shqiptarët e Kosovës nga dhuna dhe gjenocidi serb. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2014, ora 09:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori