E FUNDIT/ Makina përplas 10 vjeçarin në Vlorë
Clinton në Srebrenicë: Ky duhet të jetë vendi i shenjtë i unitetit (VIDEO)
Në varrezat e Potuçarës mbërritën një numër i madh personalitetesh botërore ku spikasin ish-presidenti i SHBa-së, Bill Clinton, ish-Sekretarja e Shtetit, Ollbright, Kryeministri turk Ahmet Davutoglu etj.

Shqipëria përfaqësohej nga kryeministri Edi Rama, ndësa Hashim Thaçit iu mohua e drejta për shkuar. Nga Ballkani kanë marrë pjesë thuajse krerët e të gjitha vendeve: Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç, i Malit të Zi Filip Vujanoviç. Ka rënë në sy se nga Maqedonia nuk ka marrë pjesë as Ivanov e as Gruevski por vetëm ministri i jashtëm Nikolla Poposki.

Në ceremoni mori pjesë edhe Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, në gjoksin e të cilit nënat e Serbrenicës kanë vendosur simbolin e ditës së sotme, lulen e qendrisur.

"Ju lutem punoni për mirëqenien dhe të ardhmen e Srebenicës, fëmijëve tanë dhe të gjithë njerëzve", ka thënë ish presidenti Clinton.

Ndërkaq nënat e Srebrenicës i dhuruan presidentit Clinton, dorëzimin një dhuratë për Hillary-n.

Më shumë se 80 delegacione të huaja në nivelin më të lartë dhe komuniteti ndërkombëtar kanë marrë pjesë sot në Potoçari ku u shënua 20-vjetori i genocidit të Srebrenicës. /albeu.com/
Shtuar më 11/07/2015, ora 13:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori