Cili është skenari i VMRO? Mediet maqedonase njoftojnë tërheqjen e Xhaferit
Mediet maqedonase shkruajnë se kreu i ri i parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, është tërhequr nga qëllimi i tij për t'u futur në Kuvend, një ditë pasi tha se "Jam oficer, nuk tërhiqem lehtë!"

Ndërkohë, nga ana tjetër, deputetët e VMRO-së kanë pushtuar zyrën e kreut të Kuvendit, brenda dhe jashtë saj, ndërsa kreu i vjetër i Kuvendit, Veljanovski, refuzoi t'i japë vulat e kryeparlamentarit.

Ndërkohë mediume të afërta me VMRO-në kanë njoftuar se deri sa nuk futet në Kabinetin e Veljanovskit, Talat Xhaferi nuk mund t'i dërgojë letër Ivanovit se është formuar shumicë e re parlamentare.

Sipas tyre, vulat që gjenden në kabinetin e Veljanovskit janë vulat e vetme që atë letër mund ta bëjnë legjitime. /albeu.com/
Shtuar më 02/05/2017, ora 16:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori