Cikloni i afrohet brigjeve të Jon-it, ndiqni LIVE nga sateliti zhvillimet këtu
Greqia qendrore dhe ishujt në Jon janë vënë në gjendje alarm për shkak të ciklonit që pritet të godasë vendin duke filluar nga sot pasdite dhe nesër, kohë në cilën pritet të arrihet kulmi.

Meteorolohët kanë parashikuar edhe rrugën që do të kalojë cikloni, i cili pritet të ndajë Greqinë përgjysmë duke u futur në brendësi të vendi përmes Patras dhe më pas Athinës duke zbritur më pas në ishuj për tu përplasur në Kretë.

Cikloni që me shpejtësi ere deri në 200 km/h u formua në lindje të Maltës duke u ngjitur më pas për në veri në drejtim të detit Jon.

Specialistët presin që cikloni të shkaktojë shira të rrëmbyeshëm në Greqi krahas erës së fortë dhe breshërit në zona të caktuara.

Gjatë ditës së djeshme, albeu.com raportoi duke iu referuar Meteoalb se cikloni nuk pritet të shkaktojë dëme në Shqipëri, përveç shirave të rrëmbyeshëm lokalë dhe vranësirave.

Albeu.com ju fton të ndiqni LIVE përmes satelitit rrugën që do të ndjekë cikloni:


Shtuar më 17/09/2020, ora 09:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori