Tërhiqet mazhoranca, nesër seanca e posaçme për Ahmetajn

Tërhiqet maxhoranca, pranon kërkesën e opozitës për kërkesën e SPAK për Arben Ahmetajt, seanca nesër në orën 10:00.

Edhe pse ishte parashikuar për ditën e hënë PS pranoi kërkesën e opozitës dhe seanca e posaçme do të zhvillohet nesër.

Kërkesa e SPAK për të zhveshur nga mandati dhe imuniteti Arban Ahmetajn me qëllim arrestimi, dominoi seancën e sotme plenare në Parlament duke prodhuar debate të forta.

Gazment Bardhi, kreu grupit parlamentar të PD ngulmoi se në këtë seancë duhet diskutuar e votuar pa asnjë vonesë kërkesa e SPAK./albeu.com/


Shtuar 13.07.2023 14:03