Çifti shqiptar kapet në Greqi, si po e "festonin" Shën Valentinin
Dita e djershme e cila është festuar edhe si dita e dashurisë, nuk ka qenë vaj për të gjithë.

Një çift shqiptar janë kapur dje në Greqi me 15 kg marijuanë.

Shqiptarët, burrë e grua, ranë në pranga gjatë një operacioni të zhvilluar në Asproklisi, pranë kufirit greko-shqiptar.

Gjatë kontrollit të autoriteteve, është konstatuar se në portat e pasme të mjetit, në vende të improvizuara, u zbuluan nga policia greke 16 pako me 15 kg 50 gram marijuanë si dhe dy celularë. Fillimisht çifti është justifikuar se vinte nga Shqipëria për të festuarGreqi festën e të dashuruarve.

Operacioni është zhvilluar pas një informacioni të marrë më herët. Për këtë arsye kanë ardhur efektivë nga Janina në Igumenicë deri në kufi me Shqipërinë për t’i kapur. /albeu.com/

Shtuar më 15/02/2020, ora 10:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori