CIA: Liderët e spiunazhit kibernetik, rusët dhe kinezët
Kina dhe Rusia janë dy shtetet më aktive që përdorin më shumë sistemet kibernetike për spiunazh. Kjo gjë bëhet e ditur nga një raport i Agjensisë Qëndrore Amerikane të Inteligjencës (CIA).

Në dokumentin e publikuar gjatë të premtes, akuzohen qeveritë e këtyre dy vendeve për zhvillimin e një “Lufte të Ftohtë” në distancë, për të përfituar avantazhe dhe privilegje të paligjshme informacioni.

Robert Bryant, funksionar i lartë i CIA-s e cilësoi këtë veprimtari si “një kërcënim serioz edhe për ekonominë amerikane”. Në një reagim të shpejtë, ambasadat ruse dhe kineze në Uashington kanë hedhur poshtë akuzat.

Në këtë raport shkruhej se rrjetet e brendshme të disa kompanive amerikane janë sulmuar në mënyrë të vazhdueshme nga “piratët” kinezë. Përfshi faqja me më shumë klikime në botë, “Google”, ka pranuar se humbi “të dhëna konfidenciale” në vitin 2010, pas një ndërhyrje të ardhur nga Kina.

Sofistikimi është i atillë sa kërkohet një ndërveprim i disa personave të kualifikuara, rrjet që mund të organizohet me vështirësi jashtë një ambienti të shërbimeve sekrete./albeu.com/
Shtuar më 04/11/2011, ora 13:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori