E FUNDIT/ Aksident në Korçë, plagosen rëndë 4 persona
CIA hap llogari në Instagram, publikon fotografinë e parë interesante (FOTO LAJM)

Të enjten, CIA, zyrtarisht ka hapur llogariInstagram. Ky veprim vjen pasi që në fillim të këtij muaji Agjencia Qendrore e Inteligjencës Amerikane, paralajmëroi hapjen e një llogarie në këtë rrjet social.

Drejtoresha e CIA-s, Gina Haspels tha prania e një agjencie të tillë në rrjet social, ka të bëjë me rritjen e transparencës, që tashmë ka shumë pak besim tek njerëzit, për arsye shumë të thjeshtë: është agjenci spiunazhi.

“Hyrja në Instagram është një mënyrë tjetër që ne t’i ndajmë me të tjerët historitë e CIA-s dhe rekrutimin e talentëve të rinjë Amerikanë që dëshirojnë të shërbejnë” tha sekretarja për media e CIA-s, Nicole de Haay.

Por çfarë hyrje bëri CIA në Instagram? Me një fotografi të cilën në fakt e ofron si test për spiunët e rinjë.
Shtuar më 25/04/2019, ora 20:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori