E kërkoi Vllaznia, Aldo Teqja firmos në Kategorinë e Parë

Aldo Teqja është futbollisti i ri i Flamurtarit. Portieri u largua nga Partizani, klub me të cilin ishte nën kontratë, për të kaluar në Vlorë në Kategorinë e Parë. 28-vjeçari sezonin e fundit luajti në huazim te Bylis, ku bëri paraqitje të mira.

E kërkoi Vllaznia, Aldo Teqja firmos në Kategorinë e Parë
Portieri ishte në listën e dëshirave edhe të Vllaznisë, teksa duket se ka zgjedhur Vlorën edhe për shkak të pagës prej 300 mijë lekësh (të rinj) në muaj. Teqja ka qenë pjesë edhe e Kombëtares U-21 të Shqipërisë, teksa ka dalë nga moshat e Dinamos, për t’u aktivizuar më pas edhe te Anorthosis dhe Elpida në Greqi. Kukësi, Skënderbeu, Partizani dhe Bylis kanë qenë ekipet e tij në Superligë, teksa tani kalon në Kategorinë e Parë.


Shtuar 24.06.2023 10:42