Çfarë thanë prokurorët për përgjuesin në zyrën e Tahirit?
Përpos fjalimeve në Parlament, kryefjalë e ditës së djeshme ishte edhe përgjuesi në zyrën e Tahirit. Gjetja e autorit duket si një detyrë me mjaft peshë, pasi në zyrën e ministrit mund të kenë hyrë dhe dalë shumë njerëz dhe gjurmët që kanë lënë janë thuajse inekzistente.

Por Ministri i Brendshëm i ka vënë në një situatë të vështirë prokurorët, teksa i ka kërkuar që të gjejnë se cili nga personat që ai fut në zyrë i vendosi përgjuesin.

Burime nga Prokuroria thanë se aparatura përgjuese që Saimir Tahiri gjeti në zyrën e tij ishte audio. Ende nuk është e qartë modeli i aparaturës, por mendohet se pajisja përgjon në një rreze deri në 20 metra. /albeu.com/
Shtuar më 03/06/2016, ora 12:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori