Çfarë synon SHBA-ja me normalizimin e marrëdhënieve ekonomike Kosovë-Serbi?
I dërguari special amerikan për Kosovën, Richard Grenell tregon se pse Shtetet e Bashkuara kanë këmbëngulur në normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis dy vendeve, duke nënvizuar se në këtë mënyrë do të zbehet rëndësia e çështjeve politike.

“Që nga viti 2017, pozicioni i SHBA mbi konfliktin Serbi-Kosovë ka qenë që hapat drejt normalizimit ekonomik do të zbehin fuqinë dhe rëndësinë e çështjeve të nxehta politike.

Marrëveshja e së premtes pasqyron vizionin e mbajtur prej kohësh nga presidenti Trump për Kosovën dhe Serbinë që të përqendrohen në zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin industrial si parakush për zgjidhjen e përhershme të mosmarrëveshjeve politike.

Ai besonte nga fillimi se besimi ndërtohet fillimisht duke krijuar mundësi për të ardhmen për të rinjtë, sesa në zgjidhjen e gabimeve të së shkuarës. SHBA do të angazhohet vitin që vjen për të implementuar këto marrëveshje,” shkruan ai.
Shtuar më 04/09/2020, ora 20:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori