I vihet tritoli një banese në Durrës
Çfarë po synohet? Edhe sot policia vetëm një kordon mbrojtës (FOTO LAJM)

Protestës së Opozitës së Bashkuar i janë përgjigjur mijëra qytetarë nga mbarë vendi.

Protestuesit e parë kanë mbërritur para Kuvendit me parulla dhe vuvuzela në duar.

Nisur nga paralajmërimet forca të shumta policie ndodhen rreth parlamentit.

Policia ka njoftuar se rreth 1 200 efektivë do të jenë në gatishmëri për të ruajtur qetësinë.

Gjtihashtu në gatishmëri do të jetë RENEA, FNSH edhe Garda që ndodhet brenda ambjenteve të Kuvendit.

Kujtojmë se Kuvendi është rrethuar me tel me gjemba ndërsa polica vijon të qëndrojë vetëm me një kordon para këtij instituioni.

Mesa duket ashtu siç ndodhi përballë Kryeministrisë ku kordoni i parë i policisë nuk rezistojë shumë protestestuesve duke ua lënë në dorë Gardës do të përdoret e njëjta skemë.

Ndërkohë lëvizje shihet të ketë në taracat nga ana e Xhamisë së Namazgjasë ku raportohet se janë të vendosur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Gjithashtu çdo polic është i pajisur me maska kundra gazit që konfirmon edhe një herë se skema dhe plani i policisë është ti shpërndajë protestuesit me gaz lotsjellës. /albeu.com/






Shtuar më 21/02/2019, ora 09:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori