Çfarë po ndodh me personat që nuk u kthyen nga kampi i ferrit? Flet Rama
Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pasi në vend kanë mbërritur pesë persona nga kampi famëkeq i Al-Holit.

“Më vjen shumë mirë që kemi mbyllur fazën e parë të operacionit, të suksesshëm dhe ajo që është edhe më e rëndësishme, është që tani kemi bazën për të vazhduar me fazën e dytë, kemi vënë një pjesë të mirë të kontakteve, dhe besoj se më herët se vonë do të kthejmë dhe pjesën tjetër në Shqipëri”, u shpreh Rama.

“Jo më vjen keq, megjithë respektin për punën tuaj, nuk e kemi pritur lokacionin nga mediat tuaja, ne skemi pasur për asnjë çast problemin e gjetjes së lokacioneve. Sigurisht që bëhet fjalë për operacione të vështira, ju e dini shumë mirë që nuk kemi asnjë marrëdhënie me Damaskun, po ashtu bëhet fjalë për të parandaluar surpriza që mund të jenë jo të mira për njerëzit.

Drejtori i Antiterrorit ka qenë vetë për 4 javë atje, nuk ka dyshim që nxjerrja e këtyre fëmijëve nga një ferr është proces i komplikuar, janë në mes dhe disa prej prindërve që mbajnë qendrime të radikalizuara, janë forcat kujdestare të kampit, nuk janë të njëjta me ato që diskuton kalimin.

Po e përsëris që puna e bërë në kamp ka qenë në kamp ka qenë intesiv, dhe siç e kam thënë dhe sot paradite, kjo është mundësuar nga një strukturë në Liban, i cili më ka konfirmuar që operacioni do të vijojë. Është e vërtetë që dhe disa fëmijë janë ende në vështirësi, por unë nuk dua të komentoj më tej”, u shpreh Rama.
Shtuar më 27/10/2020, ora 13:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori